Kabllot e energjisë elektrike, në fshatrat Grykë Lum dhe Tale, të njësisë administrative Shënkoll në Lezhë, nuk lidhen në shtylla betoni dhe me material izolues, si në çdo vend tjetër. Këtu ato lidhen në shtylla hekuri- një praktikë e palejuar në mënyrë absolute, pasi ato përcjellin elektricitetin. Transformatorët janë thuajse në tokë, dhe me elektricitet ngarkohen edhe rrjetat e telit që shërbjenë si gardhe për shtëpitë. Disa shtylla janë mënjanuar dhe telat elektrike kalojnë përmes pemëve, apo edhe ulët fare nëpër kopshtet e banorëve, ku mund të t’i zerë koka edhe rastësisht duke ecur. Banorët thotë se fati ka qenë me ta që nuk ka ende viktima, sidomos ndër fëmijë. Por mesa duket edhe vetë OSHE është bashkëpunuese, pasi në më të shumtën e kohës nuk ka energji fare.
Gjendjes skandaloze të rrjetit, i shtohet dhe mbifaturimi i energjisë, pasi sipas banorëve, punonjësit e OSHE nuk shkojnë fare t’i lexojnë matësat. “Për herë të fundit kanë ardhur para 6 muajsh. Ata e shënojnë sasinë e energjisë të konsumuar sa të duan”- thonë banorët.
Asnjë ankesë dhe këkresë në adresë të OSHEE nuk ka dhënë efekt. Për këtë arsye Forumi i Mendimit të Lirë, e përfshiu këtë zonë në listën e njësive administrative, në të cilat po lobon për të zgjidhur problemet emergjente të banorëve. Organizata zhvilloi dy takime me banorë të fshatrave Gryke Lume, 1 dhe 2 si dhe nxiti prodhimin e reportazheve televizive në disa media për të denoncuar këtë situatë.
Banorët nisën nënshkrimin e një peticioni, drejtuar OSHE-së dhe Ministrisë së Energjitikës, për të kërkuar zgjidhje urgjente për gjendjen e tyre.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...