Jul 15, 2015 FML Aktivitete, Foto Galeri, Kryesore 0
Projekti u zbatuat në shkollat e mesme publike të qytetit të Tiranës. Ai u zbatua në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit(drejtoritë rajonale të arsimit Tiranë), Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë(Drejtoritë rajonale Tiranë) dhe autoritetin e Shëndetit Publik.
U bë organizimi i grupit të punës dhe trajtnimi i tij nga ekspertë të fushës, mbi mënyrën e hartimit të pyetsorëve dhe mbledhjen e informacionit në shkolla mbi situatën e përdorimit të lëndëve narkotike. U bë prezantimi i plotë i projektit me të gjithë drejtuesit e shkollave, psikologët e shkollave, drejtuesit e policisë dhe komisariatet përkatëse sipas zonës ku shtrihen shkollat e mesme të Tiranës.
U hartuan pyetsorët dhe në bashkëpunim me psikologët e shkollave u shpërndanë pyetsorët në cdo klasë për të mësuar shkallën e përdorimit të drogës në shkolla si dhe për të mbledhur një informacion të përgjithshëm mbi mënyrat e përhapjes, njohurittë e nxënësve mbi drogën, shkaqet dhe rolin e policisë, shkollës dhe familjes në frenimin e këtij fenomeni.
U bë prodhimi i një filmi dokumentar me dëshmi të personave, të rinjë dhe të rritur, të cilët janë përdorues droge. Ata dëshmuan mbi mënyrën se si e kanë filluar përdorimin e drogës, shkallën e njohurive që kanë patur mbi pasojat e përdorimit të saj dhe gjendjen ku kanë përfunduar si pasojë e përdorimit të drogës. U intervistuan personazhe reale që janë bërë viktima të drogës, të cilët pranuan të ndajnë eksperiencën e tyre të hidhur për tu treguar të tjerëve pasojat dramatatike e tragjike të përdorimit të drogës.
Pasi u siguruan të dhënat nga pyetsorët dhe u prodhua dokumentari, filloi organizimi I takimeve në shkolla për të prezantuar të dhënat e sondazhit, për të shfaqur dokumentarin dhe për të lancuar krijimin e Komitetit të Vullnetarëve Kundër Drogës. Takimet u organizuan në salla me pjesëmarrjen mesatarisht të 100 personave që ishin drejtuesit e shkollës, psikologu, pjestarë të bordit të prindërve, drejtues të komisiarityit të policisë që mbulojnë zonën ku shtrihet shkolla, senati I nxënsve të shkollës dhe anëtarë të organizatës. Në ceremoninë prezantuese ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Përmes transmetimit të dokumentarit nxënësit u njohën me pasojat e përdorimit të drogës. U bë prezantimi I Komitetiti të Vullnetarëve ipërbërë nga: Drejtori i shkollës, psikologu i shkollës, kryetari I këshillit të prindërve, kryetari I bordit të prindërve, inspektori i policisë së zonës, senatorët e klasave dhe një përfaqësues i organizatës.
Komitet e Vullnetarëve Kundër Drogës janë krijuar në të gjitha shkollat e mesme publike të Tiranës
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...