FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Krijimi i Komitetit të Vullnetarëve kundër Drogës në shkollë

Jul 15, 2015 FML Aktivitete, Foto Galeri, Kryesore 0


unnamed (2)Projekti u zbatuat në shkollat e mesme publike të qytetit të Tiranës. Ai u zbatua në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit(drejtoritë rajonale të arsimit Tiranë), Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë(Drejtoritë rajonale Tiranë) dhe autoritetin e Shëndetit Publik.

U bë organizimi i grupit të punës dhe trajtnimi i tij nga ekspertë të fushës, mbi mënyrën e hartimit të pyetsorëve dhe mbledhjen e informacionit në shkolla mbi situatën e përdorimit të lëndëve narkotike. U bë prezantimi i plotë i projektit me të gjithë drejtuesit e shkollave, psikologët e shkollave, drejtuesit e policisë dhe komisariatet përkatëse sipas zonës ku shtrihen shkollat e mesme të Tiranës.

U hartuan pyetsorët dhe në bashkëpunim me psikologët e shkollave u shpërndanë pyetsorët në cdo klasë për të mësuar shkallën e përdorimit të drogës në shkolla si dhe për të mbledhur një informacion të përgjithshëm mbi mënyrat e përhapjes, njohurittë e nxënësve mbi drogën, shkaqet dhe rolin e policisë, shkollës dhe familjes në frenimin e këtij fenomeni.

U bë prodhimi i një filmi dokumentar me dëshmi të personave, të rinjë dhe të rritur, të cilët janë përdorues droge. Ata dëshmuan mbi mënyrën se si e kanë filluar përdorimin e drogës, shkallën e njohurive që kanë patur mbi pasojat e përdorimit të saj dhe gjendjen ku kanë përfunduar si pasojë e përdorimit të drogës. U intervistuan personazhe reale që janë bërë viktima të drogës, të cilët pranuan të ndajnë eksperiencën e tyre të hidhur për tu treguar të tjerëve pasojat dramatatike e tragjike të përdorimit të drogës.

Pasi u siguruan të dhënat nga pyetsorët dhe u prodhua dokumentari, filloi organizimi I takimeve në shkolla për të prezantuar të dhënat e sondazhit, për të shfaqur dokumentarin dhe për të lancuar krijimin e Komitetit të Vullnetarëve Kundër Drogës. Takimet u organizuan në salla me pjesëmarrjen mesatarisht të 100 personave që ishin drejtuesit e shkollës, psikologu, pjestarë të bordit të prindërve, drejtues të komisiarityit të policisë që mbulojnë zonën ku shtrihet shkolla, senati I nxënsve të shkollës dhe anëtarë të organizatës. Në ceremoninë prezantuese ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit  Lindita Nikolla.

Përmes transmetimit të dokumentarit nxënësit u njohën me pasojat e përdorimit të drogës. U bë prezantimi I Komitetiti të Vullnetarëve ipërbërë nga: Drejtori i shkollës, psikologu i shkollës, kryetari I këshillit të prindërve, kryetari I bordit të prindërve, inspektori i policisë së zonës, senatorët e klasave dhe një përfaqësues i organizatës.

Komitet e Vullnetarëve Kundër Drogës janë krijuar në të gjitha shkollat e mesme publike të Tiranës



Share

  • tweet
Drejtësia, reformë kundër sistemit mafiozo-politik Media, çfarë preferon lëxuesi dhe dëgjuesi dhe çfarë na ofron ajo?

FML

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved