Jul 15, 2015 FML Aktivitete, Kryesore 0
Zhvillimi i medias do të vazhdojë të jetë një nga elementet kryesore që do të masin konsolidimin demokratik të Shqipërisë duke qenë se është një nga kushtet paraprake për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo përfshin shumë aspekte të qeverisjes dhe të zhvillimit demokratik, dhe gjithashtu, është një tregues i rëndësishëm i gjendjes së bizneseve në vend. Për pasojë, media duhet të fuqizohet jo vetëm që të jetë një aktor me peshë në zhvillim, por gjithashtu që të mund të drejtojë rrugën në rolin e saj në edukimin e publikut. Në këtë këndvështrim, ky dokument politikash synon organizatat dhe prodhuesit mediatik, gazetarët e pavarur dhe profesionistët e medias si edhe grupet e tjera përkatëse që kanë ndikim në zhvillimin e medias. Përmes një rishikimi të literaturës ku përfshihet shqyrtimi i dokumenteve, debatet publike, grupet e fokusit dhe instrumente të ngjashëm pjesëmarrës, ky dokument politikash identifikon dhe analizon sektorin e medias dhe ofron rekomandime përkatëse në nivel politikash.
Ky dokument politikash është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe Forumit për Mendimin e Lirë.
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...