FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Drejtësia, reformë kundër sistemit mafiozo-politik

Jul 15, 2015 FML OP-ED 0


mentor-kekia2Nga – Mentor Kikia

Plaga është mahisur keq dhe të gjithë janë duke e vënë gishtin fort mbi të. Drejtësia është bërë kryefjala e gjithëçkaje sot. Sistemi sot është i kalbëzyer nga korrupsioni dhe për pasojë është fajtor edhe për kalbëzimin e mekanizmave të tjerë të shtetit dhe pushtetit, po nga korrupsioni. Askush nuk i di përmasat reale të të paligjshmes, por ajo na përplaset në syrrat të tërëve kur shikojmë sesi asnjë zyrtar i lartë nuk është ndëshkuar për korrupsion. Përjashtuar ndonjë kryetar komune të kamur e të kapur rastësisht, i cili i shkon në dorë gjykatësit mu si ndonjë llotari milionere, të tjerët bëhen gjithnjë e më imunë sa më shumë imuniteti hiqet ligjërisht. Paligjshmëria na përplaste në fytyrë edhe kur ndodh ndonjë krim i rëndë dhe atëherë ne mesojmë se krimineli kishte qenë arrestuar edhe për vrasje, edhe për trafik, edhe për grabitje por e kanë liruar sa herë u ka shkuar në derë. Këtu nuk do të bëjmë asnjë përpjekje për të sjellë dëshmi të degradimit të këtij pushteti pasi është një punë tashmë e konsumuar, por të alarmit që tashmë po bie në të gjitha drejtimet dhe një lloj “dembelizmi” të paprecedentë të ligjvënësve tanë për tu marrë me këtë cështje, pra me reformimin e sistemit të drejtësisë.
E nisur me shumë bujë, zgjedhjet vendore e larguan disi vëmendjen prej saj. Ekspertët janë duke organizuar një tur konsultimesh për reformën kryesisht në qytet universitare, ku më shumë kujdesen për të ftuar ambasadorët të cilët përsërisn deklaratat e tyre për shkallën e lartë të korrupsionit në drejtësi dhe nevojën e hartimit të reformës.
Duket sikur më shumë se një nevojë e jona, reformimi po merr natyrën e një detyrimi që duhet përmbushur për shkak të kërkesave që vijnë nga BE. Megjithatë këto këkresa duhen përshëndetur pasi duket se janë një shtysë e fortë. Kancelarja gjermane e theksoi fuqishëm se refomra në drejtësi është një nga kushtet më të forta për vazhdimesinë e procesit të integrimit. Ambasadorja Vlahutin, duket se ishte shumë e dëshiruar të dëgjonte për reformën në drejtësi, saqë nxitoi të uronte opozitën ditën e enjte vetëm pse deklaroi në parlament gatishmërinë për tiu bashkuar reformës, edhe pse palët nuk u morën vesh për asgjë. Megjithatë kryeministri Rama ka siguruar se reforma do të jetë gati në vjeshte.
Por çfarë do të sjellë reforma? Ajo do të jetë një paketë ligjore që do të ndryshojë shumë praktika që lidhen me emërimin e gjyqtarëve e prokurorëve, kontrollin e tyre dhe funksionimin e KLD-së si institucioni “qeverisës” i drejtësisë. Opozita këtë e ka cilësuar si përpjekje për të marrë kontrollin mbi sistemin e drejtësisë nga mazhoranca. Frika e opozitës nuk është e pabazë, pasi të gjitha partitë që kanë marrë pushtetit kanë bërë “reformimin” e drejtësisë i cili gjithmonë ka nënkuptuar vënien e tij nën kontoll. Por opozita gjeti si rrugë të mos merrte pjesë fare në komision për këtë arsye. Në përgjithsi reforma, në çdo sektor, ka nënkuptuar thjeshtë ndërrimin e drejtuesve, por në drejtësi kjo ka qenë më e dukshme dhe me pasoja më dramatike, pasi aty gjejnë prehje pastaj zyrtarët e korruptuar të cilët kur i akuzon, e kanë në majë të gjuhës përgjigjen: Po pate fakte, shko në prokurori.
Në të tilla kushte, kur drejtësia realisht është duke mbajtur peng vendin, duke qenë përgjegjëse mbi të gjitha për mos ndëshkimin e korrupsionit në të gjitha nivelet, reforma nuk duhet të jetë një ligj apo një paketë ligjesh që të sigurojë thjeshtë ndryshimin e formës së strukturës së drejtësisë. Reforma duket të ketë si qëllim parësor jo shkarkimin e disa njerëzve me të cilët qeveria nuk merret vesh, por shkatërrimin e ca mekanizmave që janë krijuar brenda strukturës prokurori-gjykatë-avokati. Vetëm ndërtimi dhe mënyra se si funksionon shërbimi i avokatisë krijon hapësira për abuzime të paprecedenta me drejtësinë, duke prodhuar edhe raste si ai i Dritan Dajtit që mbajti peng 5 vjet gjyqin e tij, derisa një gjykatës i shkallës së parë e dënoi me kokëfortësi, e Apeli nuk voni të rikthejë cështjen për shkelje ligjore, pasi i pandehuri nuk mund të dënohej pa u mbrojtur. Ose gjyqi i një dëshmie trashëgimie në Tiranë, që këtë Dhjetor mbush 5 vjet që zhvarritet nga gjykata në gjykatë.
Korrupsioni brenda këtyre strukturave nuk është më thjeshtë korrupsion, por ka marrë trajtën e një organizate kriminale brenda shtetit. Dhe kjo organizatë, është lidhur me politikën dhe biznesin duke formuar një aliazh mafioz të padepërtueshëm. Nuk bëjmë asnjë teprim këtu. Jemi para një rrethi të mbyllur. Biznesi dhe politika janë bërë thuajse një ose funksionojnë si të tillë, ndërsa drejtësia e korruptuar përdoret për të mbrojtur ata që “duhet” dhe për të shkatërruar ata që nuk “duhen”.
Prandaj reforma duhet të prodhojë mekanizma përmes të cilëve të bëhet përzgjedhja e njerëzve që do të punojnë në drejtësi. Jo thjeshtë mbi bazën e mesatares dhe akoma më keq, mbi bazën e lidhjeve me politikën apo paranë. Por përvecse të aftë, të jenë edhe njerëz me integritet, kurajë e guxim për tu përballur krimin. Reforma duhet të prodhojë mekanizma të ndëshkimit të shpejtë dher efikas të korrupsionit brenda radhëve të drejtësi.
Shoqëria jonë nuk vuan nga skamja aq sa vuan nga mungesa e shpresës dhe mungesa e shpresës buron më së shumti nga fakti se ne përballemi me korrupsionin dhe padrejtësinë në cdo hap që bëjmë dhe cdo nevojë që kemi. Ndaj reforma nuk duhet të shënojë si arritje heqjen e Gjinëve të PD-së dhe vendosjen e Gjinëve të PS-së, por shkatërrimin e sistemit mafiozo-politik që kontrollon drejtësinë.

Botuar na Gezeta Shqiptare

Share

  • tweet
Propozimi i paketës për “qeverisjen sociale” Krijimi i Komitetit të Vullnetarëve kundër Drogës në shkollë

FML

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare...

    Oct 16, 2015 0

  • “Lufta” që detyron shqiptarët të arratisen
    “Lufta” që detyron shqiptarët të...

    Aug 23, 2015 0

  • Pushteti vendor nuk është plaçkë lufte për tu ndarë
    Pushteti vendor nuk është plaçkë...

    Jul 23, 2015 0

  • Dekriminalizimi i politikës fillon nga paratë e partive
    Dekriminalizimi i politikës fillon nga...

    Jul 15, 2015 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved