Jul 15, 2015 FML Aktivitete, Foto Galeri, Kryesore 0
Informacion mbi zbatimin e projektit:
“Sygjerimi i ideve për ‘qeverisjen sociale’, dokumentimi i premtimeve elektorale dhe monitorimi i pushtetit vendor për përmbushjen tyre”
Në kushtet kur shoqëria jonë nuk vuan vetëm për rrugë dhe ujë, por po përjeton edhe një krizë të thellë sociale, ku rinia po gërryehet nga droga dhe bixhozi, ne mendojmë se pushteti vendor duhet të orientohet e të marrë përgjegjësi edhe për këto probleme. Për të identifikuar më shumë problemet dhe novat e shoqërisë në aspektin social si dhe për ti nxitur njerëzit të bëhen pjesë e hartimit të programeve qeverisëse të pushtetiti vendor, projekti ynë parashikoi një seri kontaktesh me banorë të lagjeve dhe fshatrave të ndryshme, OJF, sindikata dhe grupe të ndryshme interesi, në katër njësi vendore, Tiranë, Elbasan, Lushnje, Lezhë dhe Vlorë. Anëtarët e grupeve të punës u takuan me qytetarë në lagje të ndryshme të qyteteve dhe fshatra, duke mbledhur informacion lidhur me problemet, vecanërisht me karakter social e shoqëror. Për cdo bashki u hartua një listë-përmbledhje e këtyre cështjeve duke i renditur sipas kategorive, si psh: Cështjet që lidhen me mjedisin, cështje që lidhen me arsimin, cështje që lidhen, problemet sociale, problemet e drogës etj. Për cdo bashki u indetifikuan mesatarisht nga 30 cështje të fushave të ndryshme që qytetarët kërkojnë tua adresonin kandidatëve që garojnë për zgjedhjet vendore.
Këto probleme u listuar dhe iu dorëzuan kandidatëve me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, në 21 Maj, si një udhërrëfyes për problematikat dhe nevojat e zonave dhe banorëve ku ata do të zhvillonin takimet me banorët.
Gjithashtu banorët u ftuan që të bëhen pjesë e fushatës elektorale, duke marrë pjesë në takimet me kandidatët dhe duke kërkuar shpjegime apo duke dhënë idetë e tyre për problemet që edhe kishin sygjeruar për zgjidhje. Atyre iu shpërndanë fletëpalosje përmes të cilave u nxitën të mos qëndrojnë indiferentë gjatë fushatës por të jenë pjesë aktive e propozimit dhe hartimit të platformave qeverisësë.
Nga kjo fazë e zbatimit të projektit organizata jonë konstatoi një gatishmëri të admirueshme të qytetarëve për të qenë bashkëpunues me kandidatët për hartimin e platformave qeverisëse. Gjithashtu është për tu theksuar nevoja e tyre për të mos adresuar vetëm probleme ekonomike apo ato që lidhen me infrastrukturën, ku janë të përqëndruar zakonisht edhe kandidatët, por për të kërkuar që në programet qeverisëse të përfshihen edhe cështje me natyrë sociale e shoqërore, që lidhen me argëtimin, luftën kundër dorgës apo probleme të tjera me natyrë shoqërore.
Në bashkitë ku u shtri ky projekt, ne konstatuam se pas prodhimit të rekomandimeve për kandidatët ata bënë pjesë të fushatës shumë prej tyre. Duhet theksuar se fale kësaj pune, cështje të tilla si mjedisi, që më parë nuk kanë qenë në fokusin e fushatave elektorale ishin një argument kryesor në takimet e tyre me qytetarët. Po ashtu edhe problemi i mjediseve publike, argetimit apo edukimit të shoqërisë si bibliotekat, kinematë, mjediset kulturore etj
Gjithashtu, me fillimin e fushatës zyrtare elektorale, grupet e punës filluan mbledhjen e materialeve filmike nga fushata e kandidatëve për premtimet e tyre elektorale. U ndoqën takimet elektorale të kandidatëve duke i filmuar ato. Ne konstatuam se janë bërë shumë premtime që mund të konsiderohen si jo realiste. Ato nuk përmbajnë kosto dhe mbi të gjitha nuk kanë asnjë garanci financiare për realizimin e tyre. Gjithashtu, kandidatët kanë bërë premtime pa qenë ende në dijeni të kompetencave që do të kenë, pasi ligji për decentralizimin e pushtetit vendor ende nuk është hartuar dhe nuk dihet se deri ku do të shtrihet fuqia e tyre ekzekutive. Premtimet, materialet video dhe audio, të kandidatit fitues janë duke u përpunuar duke vecuar vetëm premtimet me tregues të matshëm, të cilët edhe do te zbardhen në mënyrë narrative. Këto video do të hidhen pastaj në një kanal në Yotube ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi ti dëgjojnë. Kjo do të bëhet me qëllim që ata të kenë mundësi të monitorojnë kryetarët e bashkive lidhur me përmbushejne premtimeve që kanë bërë. Kjo do të nxisë qytetarët që për herë të parë të bëhen vetë ata monitoruesit e kryetarit të bashkisë. Por jo vetëm ata. Aktorë të rëndësishëm në monitorimin e bashkive do të jetë media dhe shoqëria civile lokale. Në cdo qytet ku zbatohet do të bëhet trajnimi i gazetarëve lokale, të cilëve do tu dorëzohet edhe nga një kopje e premtimeve në DVD dhe narrative në mënyrë që ata të kenë mundësi të ndjekin hap pas hapi në vazhdimësi realizimin e tyre nga bashkia. Një kopje e premtimeve do ti dorëzohet edhe vetë kryetarëve të bashkive të cilët do të informohen mbi monitorimin që do tu bëhet si nga komuniteti ashtu edhe nga media lokale dhe organizatat të shoqërisë civile apo grupe të interesit të cilëve u janë adresuar premtimet gjatë fushatës.
Kljo do të jetë një mënyrë për ti vënë kryetarët e bashkive përballë përgjegjësisë për realizimin e premtimeve ndërsa shoqëria do të bëhet më e vetëdijshme për rolin që duhet të kenë në kontrollin e qeverisjes lokale.
Jashtë këtij projekti, ne do të përpiqemi që gjatë katër vitëve të bëjmë ballafaqime të rregullta mes kryetarëve të bashkive dhe komunitetit, në mënyrë që ata të japin llogari se cfarë kanë bërë për përmbushjen e tyre si dhe vihen përballë detyrimit për ti mbajtur premtimet e bëra.
Konkluzione
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...