Korpusi i Vullnetarëve pastroi sot plazhin e Spillesë, duke larguar prej brezit të rërës dhe pishave dhjetra thasë me mbeturina.
Përveç largimit të mbeturinave prej kësaj zone turistike, brezi i rërës është krehur me krëhër duke hequr çdo mbetje nga siperfaqja.
Bizneset e plazhit të Spillesë janë ndotësit më të mëdhenj të zonës. Ata braktisin mbeturinat e prodhuara në ambientet e tyre, kryesisht bare dhe restorante, dhe i hedhin në zonën e pishave. Paçka zona është e mirëpajisur me kazanë për hedhjen e mbetjeve.
Korpusi i Vullnetarëve u kërkoi plazhistëve që mbeturinat t’i hedhin nëpër kazanë dhe jo në rërë apo në parkun me pisha.
Aksioni i dhjetëra vullnetarëve, të rinj dhe intelektualë, anëtarë të Korpusit te Vullnetareve, është i rradhës, si pjesë e një fushate që do të zgjasë gjithë sezonit, për t’i ardhur në ndihmë pushtetit vendor për mbajtjen pastër të plazheve.
Për herë të pare sivjet ky aksionet e Korpusit të Vullnetarëve shtrihen edhe gjatë sezonit dhe organizohet ne bashkepunim me Ministrinë e Turizmit, duke përfshirë jo vetëm pastrimin e plazheve por edhe monitorimin e tyre gjatë sezonit, për t’i klasifikuar plazhet sipas cilësisë së higjienës publike.
Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, për të 9-tin vit rradhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin e zonave turistike dhe jo vetëm.
Misioni vazhdon!
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...