Një punë e mrekullueshme në Llogara. Fushat dhe lendinat që frekuentohen nga njerëzit që pëlqejnë natyrën u pastruan, pasi ishin ndotur nga njerëzit që e pëlqejnë natyrën, por që nuk e respektojnë atë.
Ky është një projekt i mbështetur nga MZHETTS, me synimin për të patur një Shqipëri të pastër këtë sezon turistik, por dhe për të sensibilizuar qytetarët që pastërtia është një element kyc për të tërhequr dhe mbajtur sa më gjatë turistët në vendin tonë.
Një prej aksioneve masive për pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore të Shqipërisë që po zhvillohen në gjithë vendin nga organizata më e madhe mjedisore në vend, Korpusi i Vullnetarëve iu bashkua dje edhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. Ministrja Ekonomi iu bashkua aksionit të pastrimit të Parkut të Llogarasë. Në këtë aksion mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
“Në fillim të sezonit turistik MZHETTS iu bashkua nismës Europiane të plazheve të pastra, ndërsa më pas mbështeti iniciativa të shoqërisë civile për të pastruar plazhet. Këtu jemi me Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve që merren me pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore dhe kanë eksperiencë shumëvjeçare në këtë drejtim. Prej disa javësh ky korpus vullnetarësh ka filluar aksionet për të pastruar plazhet në vendin tonë dhe sezoni turistik e gjeti vendin tonë, me plazhe të gatshme më të pastra.
Ndërkohë sot kemi ardhur një nga parqet natyrore më të bukur dhe vizituar të vendit tonë siç është, Parku Kombëtar i Llogarasë, ku duam të japim një mesazh të fortë si për publikun dhe për Bashkitë, që atraksionet tona turistike kanë nevojë jo vetëm të promovohen por edhe të mirëmbahen. Pastërtia është një treguesit kryesore të mirëmbajtjes së destinacionit turistik. Prandaj dua ti bëj thirrje gjithë qytetarëve që përdorin këto atraksione por dhe Bashkive që të kenë vemendjen ndaj pastërtisë dhe të punojnë shumë për të patur një sezon turistik të shëndetshëm dhe shumë mikpritës për të gjithë ata që janë turistë, vendas apo të huaj.”, tha ndër të tjera ministrja.
Ky aktivitet, për herë të parë shtrihet edhe gjatë sezonit dhe organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, duke përfshirë jo vetëm pastrimin e plazheve por edhe monitorimin e tyre gjatë sezonit, për t’i klasifikuar plazhet sipas cilësisë së higjienës publike.
Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, për të 9-tin vit radhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin e zonave turistike dhe jo vetëm.
Klikoni për të parë fotot: Këtu
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...