FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

10 vite Korpus i Vullnetarëve të Mjedisit, rinisin aksionet. Pastrohet nga mbeturinat plazhi i Shëngjinit

Apr 15, 2018 fml Kryesore 0


Korpusi i Vullnetarëve të Mjedisit shënoi këtë vit 10-vjetorin e themelimit të tij.

Plazhi i Shëngjinit ishte destinacioni i parë për këtë vit, që çeli fushatën e pastrimit dhe sensibilizimit përmes punës së Korpusit të Vullnetarëve të Mjedisit.

Plazhi i Shëngjinit u pastrua ditën e djeshme në gjithë gjatësinë e tij. Ai nuk është thjeshtë pastruar, por është krehur me krëhër duke hequr çdo mbeturinë nga siperfaqja rënore dhe zona e pyllëzuar.

Dhjetëra vullnetarë, të rinj dhe intelektualë, anëtarë të Korpusit të Vullnetareve të Mjedisit, punuan të shtunën në plazhin e Shëngjinit.

Fushata do të zgjasë gjithë sezonin, për t’i ardhur në ndihmë pushtetit vendor për mbajtjen pastër të plazheve në vendin tonë.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit.

Shëngjini turistik frekuentohet jo vetëm nga banorët e zonave përreth, por edhe nga ato Kosova. Por ky plazh me rërë kurative, për fat të keq ndotet nga turistët dhe vizitorët.

PER FOTO NGA AKSIONI KLIKONI: KETU

Ky plazh është ndër ato plazhe ku bashkia ka investuar për ndërtimin e infrastrukturës, duke vendosur kazanë në cdo 50 metra gjatësi, por shumë pushues preferojë t’i hedhin mbeturinat në mjedis publik dhe jo në kosha e kazanë për mbeturinat.

PER FOTO NGA AKSIONI KLIKONI: KETU

Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka nisur zyrtarisht, dje ishin me dhjetra pushues që ndoqën aksionin.

PER FOTO NGA AKSIONI: KLIKONI: KETU

Shumë prej tyre e përshëndetën nismën e disa edhe iu bashkuan pastrimit të plazhit bashkë me vullnetarët. Të tjerë pranuan qeset, në të cilat premtuan se do të hedhin mbeturinat para se të largohen nga plazhi.

PER FOTO NGA AKSIONI KLIKONI: KETU

Korpusi i Vullnetarëve të Mjedisit është lëvizja më e madhe vullnetariste mjedisore në vend, e cila për të 10-tin vit rradhazi do të vijojë javët e ardhshme pastrimin e zonave turistike dhe jo vetëm.

PER FOTO NGA AKSIONI KLIKONI: KETU

PER FOTO NGA AKSIONI KLIKONI: KETU

PER VIDEO NGA AKSIONI KLIKONI: KETU

PER VIDEO NGA AKSIONI KLIKONI: KETU

shengjin1
shengjin2
shengjin3
shengjin4
shengjin5
Share

  • tweet
Burrel, reagojnë banorët që jetojnë mes ujërave të zeza (foto/video) Të pastrojmë, por jo vetëm të pastrojmë: Të investojmë dhe ndëshkojmë

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved