Ura e Mbrostarit ndodhet në fshatin Mbrostar-Ura, rrethin e Fierit dhe ka marrë emrin e fshatit që ndodhet aty pranë. Ajo është ngritur mbi lumin Seman në këtë fshat, e cila është urë këmbësorësh dhe automjetesh. Ura lidh fundin e qytetit të Fierit, nga veriu, pra lagjen “Sheq i Madh” me fshatin Mbrostar.
Por situata e ndotjes në këtë urë është në nivele alarmante.
Këtë të shtunë organizata më e madhe mjedisore në vend Korpusi i Vullnetarëve ndërmori një aksion për pastrimin e urës.
PER FOTO KLIKO: KETU
Vullnetarë të ardhur nga Tirana së bashku me gjimnazistë të Fierit pastruan urën, nga ku u larguan me qindra thashë me mbeturina. Të cilat u morën më pas nga automjetet e ndërmarrjes së pastrimit të fshatit Mbrostar.
PER FOTO KLIKO: KETU
Në zonë thuhet se mbeturinat shkarkohen poshtë urës pikërisht nga pjesa e sipërme e saj. E situata para aksionit ishte kjo që shikoni në këto foto dhe video tronditëse.
Vullnetarët u mbështetën nga kompania TAP për realizimin e këtij aksioni.
Korpusi i Vullnetarëve do të vijojë aksionet e pastrimit edhe të lumenjve përgjatë sezonit veror. Aksion që sot nisi në Urën e Mbrostarit në Fier për të përfunduar deri në kanionet e Osumit.
PER VIDEO KLIKO: KETU
PER VIDEO KLIKO: KETU
PER VIDEO KLIKO: KETU
PER VIDEO KLIKO: KETU
PER VIDEO KLIKO: KETU
PER VIDEO KLIKO: KETU
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...