Tashmë të gjitha tokat bujqësore në fshatin “Almetaj” në anën veriore të qytetit të Burrelit nuk do të jenë të ndotura nga ujërat e zeza të qytetit. Bashkia e Matit ka punuar prej ditësh për rihapjen e kanaleve kulluese në të gjithë fshatin, pasi nuk ishin funksionale prej afro 30 vitesh. Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit Ekonomik, Bujqësisë dhe Pyjeve, Vebi Stana, tha se tashmë me rihapjen e këtyre kanaleve, e gjithë zona do të jetë e pastër dhe toka e gatshme për të mbjellë çdo lloj kulture bujqësore.
PER VIDEON KLIKONI: KETU
“Rihapja e këtyre kanaleve do tju japë mundësinë banorëve ta përdorin tokën bujqësore për çdo lloj të mbjelle. Situata këtu ka qenë shumë e rëndë prej afro tre dekadash pasi të gjitha kanalet ishin të bllokuara duke bërë që ujërat e zeza të vërshonin fushave e duke shkaktuar një ndotje të tmerrshme të mjedisit. Besoj që me këtë punë që është bërë, është zgjidhur përfundimisht ky problem” – tha Stana.
Tashmë ujërat e ndotura të qytetit të Burrelit dhe ato të shiut, nuk do të përhapen më nëpër tokat bujqësore të fshatit, pas rihapjes së kanaleve kulluese vertikale e horizontale.
Dritan Kurti/unemonitoroj
Jun 02, 2026 0
May 15, 2026 0
Mar 24, 2026 0
Nov 27, 2024 0
Jun 02, 2026 0
May 15, 2026 0
Mar 24, 2026 0
Nov 27, 2024 0