Banorët e fshatit Bilaj, në njësinë administrative Bubq, bashkia Krujë, e kalojnë lumin me ndihmën e kësaj ure primitive, të ndërtuar me trungjet e pemëve nga vetë ata. Por, me vërshimin e parë, lumi do ta marrë me vete këtë pasarelë.
Ura e vërtetë, u shemb në muajin Shkurt, kur lumi vërshoi si pasojë e reshjeve të shumta. Që atëherë ata kanë reaguar në mënyrë sistematike, duke kërkuar ndërtimin e urës. Por, në vend të rindërtimit, forcat e ushtrisë që e kishin montuar, e morën për të mos e sjellë më. Me mbështetjen dhe advokimin e organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, tashmë ata i janë drejtuar formave të tjera të reagimit. Banorët po nënshkruajnë një peticion drejtuar bashkisë Krujë dhe Ministrisë së Transporteve.
Nëse edhe kjo formë nuk do të bëjë efekt, ata thonë se do ti drejtohen protestës. Banorët e këtij fshati janë përzgjedhur nga kjo organizatë, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Lëviz Albania, për tu suportuar dhe advokuar qytetarët, në reagimet e tyre për të kërkuar realizimin e premtimeve dhe përmbushjen e nevojave emergjente.
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Nov 27, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...