FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Hapi i parë, vlerësimi i plazheve sipas standardit të pastërtisë

Aug 01, 2017 fml Kryesore 0


Hidhet hapi i parë i klasifikimit, standardizimit, të plazheve dhe hapësirave të tjera turistike, sipas nivelit të pastërtisë. Pas pastrimit të mbi 15 destinacionëve më të mëdha dhe më të rëndësishme turistike, bregdetit dhe parqeve, nga Velipoja deri në Llogara,(që praktikisht janë edhe më të ndoturat, për shkak se në këtë hapësirë ndodhen edhe grykëderdhjet e lumenjve) Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit, është duke vazhduar procesin e monitorimit të mjediseve turistike, përsa i takon pastërtisë.

Gjatë monitorimit, këto mjedise vlerësohen në tri kategori, që simbolizohen me një flamur. Zonat e pastra vlerësohen me flamurin jeshil, ato më pak të ndotura me flamurin e verdhë dhe zonat e ndotura me flamurin e kuq.

Theksojmë se vlerësimi lidhet vetëm me mjedisn sipërfaqësor, pra rërën dhe jo me cilësinë e ujit të detit. Kjo është hera e parë që bëhet një vlerësim i tillë, për t’i hapur rrugë standardizimit të zonave turistike sipas të gjitha kategorive përsa i takon cilësisë së shërbimit, si pastërtisë së rërës, pastërtisë së ujit, sigurisë në jetës, ndërtimit të dusheve, kabinave të zhveshjesh, tualetet etj.

Aktualisht stacionet e plazhit nuk vlerësohen nga asnjë lloj standardi dhe nuk mbikqyren nga asnjë institucion për realizimin e tyre.

Deri tani vlerësimi i zonave turistike, sa i takon nivelit të pastërtisë, është bërë në plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Tales, Gjirit të Lalësit dhe Spillesë. Monitorimi do të vazhdojë gjatë gjithë Gushtit duke bërë edhe rivleresimin e zonave që janë vlerësuar njëherë, për të parë nëse gjendja është përmirësuar apo përkeqësuar.








Share

  • tweet
Shteti na detyrohet së paku kurimin falas… 10 vjet Vullnetarizëm! Ne e bëmë ndryshimin tonë.

fml

Related articles
  • Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!
    Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!

    Jun 02, 2026 0

  • Kush po e shkatërron Pishë-Poron?
    Kush po e shkatërron Pishë-Poron?

    May 15, 2026 0

  • Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur nga ligji!
    Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur...

    Mar 24, 2026 0

  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

More in this category
  • Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!
    Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!

    Jun 02, 2026 0

  • Kush po e shkatërron Pishë-Poron?
    Kush po e shkatërron Pishë-Poron?

    May 15, 2026 0

  • Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur nga ligji!
    Kur Zonat e Mbrojtura duhen mbrojtur...

    Mar 24, 2026 0

  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!
    Në shesh për të mbrojtur Zvërnecin!

    Jun 02, 2026 0

    Share
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved