FML.al

  • Home
  • Rreth Nesh
  • Projektet e zbatuara
  • Kryesore
  • Premtimet Elektorale
    • ERION VELIAJ
    • DRITAN LELI
    • QAZIM SEJDINI
    • FRAN FRROKAJ
  • Aktivitete
  • OP-ED
  • Foto Galeri
  • Kontaktoni
  • follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Burrel, reagojnë banorët që jetojnë mes ujërave të zeza (foto/video)

Apr 16, 2018 fml Kryesore 0


Banorët e fshatit Almetaj, në njësinë administrative Komsi, në bashkinë Mat, vetëm një rrugë i ndan nga qyteti. Por ndryshe nga qyteti i Burrelit, që flladitet nga një ajër i pastër gjatë gjithë stinëve, këta banorë jetojnë mes ndotjes. Ujërat e zeza të qytetit derdhen pikërisht në rrugën e tyre. Kanalet këtu e mbarojnë misionin e tyre dhe shkarkohen në hapësirë, për tu derdhur në një përrua i cili përshkon më tej fushat e fshatrave, duke shkaktuar problem të mëdha me ndotjen e këtyre zonave.

PER VIDEO KLIKONI: KETU

Në kuadër të projektit “Advokimi dhe nxitja e qytetarëve dhe medias, për të marrë pjesë në qeverisjen vendore dhe llogaridhënien e saj, për të ushtruar presion në realizimin e premtimeve elektorale”, organizata Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Lëviz Albania, ka organizuar një takim me banorët e këtij fshati, për të advokuar reagimin e tyre qytetar.

PER VIDEO KLIKONI: KETU

Banorët thanë se gjatë verës, aroma e rëndë e ujërave të zeza e bën të pamundur jetesën në shtëpitë e tyre. Por më e keqja, është se këto ujëra, gjatë verës përdoren edhe për vaditjen e tokave nga banorët që jetojnë pranë përroit, e sidomos, përdoren nga bagëtitë për tu pirë, gjë që sipas tyre bën të rrezikshëm edhe qumështin e bagëtive.

PER VIDEO KLIKONI: KETU

Ata deklaruan gjatë takimit me drejtues të projektit se i janë drejtuar shumë herë bashkisë por nuk kanë marrë një përgjigje për problemin që kanë. Madje sipas tyre, edhe tubacionet që ishin sjellë për të ndërtuar rrjetimin e kanaleve të zeza, u morën sërish nga persona që nuk dihet.

PER VIDEO KLIKONI: KETU

Banorët janë angazhuar tashmë në realizimin e një peticioni, drejtuar bashkisë dhe qeverisë qëndrore, duke kërkuar zgjidhjen e këtij problemi madhor për jetësën e tyre. Sipas tyre, ky është hapi i parë i një reagimi më të fortë e të përbashkët të gjithë banorëve.

PER VIDEO KLIKONI: KETU

PER VIDEO KLIKONI: KETU

burel6
burrel
burrel2
burrel3
burrel4
burrel5
burrel7
burrel8
burrel9
Share

  • tweet
Në Ditën e Tokës, duke i shërbyer Tokës 10 vite Korpus i Vullnetarëve të Mjedisit, rinisin aksionet. Pastrohet nga mbeturinat plazhi i Shëngjinit

fml

Related articles
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0

More in this category
  • Ndryshimi i klimës shton përmbytjet. Si mund të mbrohemi?
    Ndryshimi i klimës shton përmbytjet....

    Nov 27, 2024 0

  • Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e klimës! Çfarë duhet të bëjmë?
    Energjia e kërcënuar nga ndryshimet e...

    Nov 15, 2024 0

  • Përse shfrytëzojmë ujërat nëntokësore, ndërsa lumenjtë na rrjedhin mbi tokë?
    Përse shfrytëzojmë ujërat...

    Nov 11, 2024 0

  • Bujqësia përballë kushteve të reja të klimës
    Bujqësia përballë kushteve të reja...

    Jan 29, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

  • OP-ED
  • Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?
    Nga kush këcënohet siguria kombëtare në Shqipëri?

    Oct 16, 2015 0

    Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...
    Read More

    Emer, Mbiemer (*)

    Your Email (*)

    Subjekti

    Mesazhi juaj

    Copyright 2015 FML.AL/ All rights reserved