Fshati Batërr e Vogël në njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit është ndër fshatrat më të afërt me qytetin e Burrelit në aspektin gjeografik. Por gjendja e rënduar e rrugës e bën atë të largët për rreth 600 banorët e tij.
Rruga e këtij fshati është me dy standarte.
Segmenti nga Varrezat e qytetit të Burrelit e deri në lagjen Balliu, është i paasfaltuar që shpeshherë kthehet në i pakalueshëm për shumë lloj mjetesh. 900 metra rrugë u asfaltuan në vitin 2013 me fondet e ish Komunës Komsi. Vlera e investimit ishte rreth 20 milion lekë të rinj. Qëllimi i investimit në atë kohë ishte të shmangte një segment që bëhej i pakalueshëm në stinën e dimrit, por që nuk zgjidhi përfundimisht problemin.
Një pjesë e këtij segmenti të asfaltuar u dëmtua shumë shpejt. Në shirat e nëntorit të vitit të kaluar, u dëmtua edhe një pjesë tjetër e cila rrezikon të izolojë lagjen Pjezë. Segmenti i asfaltuar herë herë riparohet nga Bashkia e Matit, por problemi rikthehet sapo të ketë reshje shirash.
Banorët vazhdimisht kanë kërkuar që i gjithë segmenti të asfaltohet e të zgjidhet përfundimisht problemi. Kërkesat e tyre ata i kanë adresuar në bashki dhe qeveri, por deri tani situata mbetet e njëjtë. Problem mbetet transporti i prodhimeve drejt qytetit të Burrelit për shkak të rrugës së prishur.
Fëmijët që ndjekin shkollën e Batrrës së Vogël në ditët me shi, detyrohen të veshin çizme, në të kundërt nuk shkojnë dot për shkak të baltës dhe pellgjeve të mëdha të ujit që krijohen. Kurse transportimi i të sëmurëve drejt spitalit të Burrelit është një tjetër problem për këtë banorë.
Në ditët me shi, mjetet e vogëla e kanë pothuajse të pamundur të qarkullojnë në disa segmente të kësaj rruge, sidomos në pjesët ku ka malore siç është ajo në lagjen Posum. /unemonitoroj
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...