Kur kanë mbetur më pak së 10 muaj nga zgjedhjet vendore, qytetarët bëjnë llogaritë e premtimeve elektorale të kryebashkiakëve. Në Panaja të Vlorës banorët e mbyllën edhe këtë manadat pa ujë të pijshëm. Të gjithë me radhë ua kanë premtuar, në zgjedhjet vendore dhe Parlamentare. Ndaj tashmë janë të qartë. Pa ujësjellës nuk ka vota. Së pari ata janë duke nënshkruar një peticion për tia drejtuar kryetarit të bashkisë së Vlorës, z.Dritan Leli, dhe Ministrit të Infrastrukturës Z.Damian Gjiknuri. Por nuk do ta lënë me kaq. Do të përdorin të gjitha format e reagimit qytetar për të kërkuar mbajtjen e premtimit dhe ndërtimin e ujësjellësit.
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Forumi i Mendimit të Lirë është duke i asistuar këta banorë në reagimin e tyre qytetar, për të kërkuar përmbushjen e këtij premtimi. Me mbështetjen e “Lëviz Albania”, qytetarët po lëvizin. Tashmë nuk mund ti gënjesh më me sy mbyllur. Në plot 16 njësi administrative në zonat rurale kemi punuar e po punojmë me banorët, për ti bërë të vetëdijshëm për forcën e tyre. Dhe shumë ia kanë dalë ta detyrojnë bashkinë të përmbushë premtimin.
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Ndërsa në Panaja janë të bindur, ndryshe ata do të refuzojnë të votojnë çdokënd.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...