Banorët e disa fshatrave si Papër, Bizhutë, Pajun, Papër Sollak, etj, pjesë e njësisë administrative Papër, në Bashkinë Elbasan, në çdo fushatë zgjedhore dëgjojnë premtimin për ndërtimin e rrugës që i lidh ata me rrugën nacionale. Por asnjëherë ky premtim nuk është mbajtur. Rruga, një trashe e shtruar me zhavorr, duket si një zonë e bombarduar. Nuk ka asgjë që të ngjasojë me një rrugë.
Banorët i janë drejtuar me një peticion bashkisë së Elbasanit dhe Ministrisë së Transporteve. Por nëse situata nuk ndryshon, ata thotë se do t’i drejtohen bojkotit të zgjedhjeve të ardhëshme vendore, në shenjë proteste.
Këto fshatra janë pjesë e projektit të organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, me mbështetjen e Lëviz Albania, për të nxitur reagimin qytetar për të kërkuar përmbushen e premtimeve elektorale nga ana e bashkisë.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...