Gjatë monitorimit të bashkive për çështjet e mjedisit, hasëm kudo në të njëjtat probleme.
1-Pamundësinë për të mbuluar me pastrim të gjithë territorin, tashmë të zgjeruar pas ndarjes administrative. Asnjë bashki nuk arrin t’i mbledhë mbetjet urbane në më shumë se 50% të territorit.
2-Shumë bashki të vogla nuk kanë landfille, apo vendgrumbullime, dhe mbetjet “zyrtarisht” i shkarkojnë në lumenj apo perrenj. Besoj e mbani mend aksionin e madh këtë pranverë-verë për pastrimin e lumenjve. Pas pak muajsh ata do të jenë sërish ashtu, sepse do të vërshojë uji nga shirat dhe do të marrë përpara edhe mbetjet që janë shkarkuar gjatë gjithë verës.
3-Edhe aty ku ka kazanë, janë njerëzit që nuk i hedhin mbetjet brenda.
Shikojini këto foto. Janë bërë vetëm dy ditë më parë në fshatin Kuqan, njësia administrative Shirgjan, Elbasan. Kazanët duket se janë të rinj, por janë përmbysur dhe mbeturinat hidhen në rrugë e në lëndinë.
Cila është zgjidhja e kësaj lemerie që nuk po na ndahet:
E para është çështje parashë dhe strategjie. Duhen para për të zgjeruar zonën e mbulimit me firma pastrimi. Duhen para për impiante përpunimi. Duhet punuar për riciklimin etj etj.
E dyta dhe e treta janë çështje ligji. Sot të gjithë drejtojmë gishtin nga bashkitë, por bashkitë mund të vënë gjoba e nuk i vjelin dot. Skanë mekanizma. Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit, shndërrimin e gjobës së ndotjes në titull ekzekutiv. Zyrtarë të bashkisë Elbasan na thanë se nuk mund të ushtrojnë asnjë sanksion ndaj qytetarëve sepse për të vjelur një gjobë 3 mijë lekëshe duhet të bredhësh nëpër gjykata, nga njëra shkallë në tjetrën. Po ashtu ata nuk mund të ndëshkojë as bashkitë e vogla, Librazhd e Carrik, që hedhin mbeturinat në lumin Shkumbin.
Forumi i Mendimit të Lirë, do të kërkojë mbështetjen e një grupi deputetësh për të ndërhyrë në ligj dhe për tua krijuar bashkive këtë hapësirë.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...