Në periudhën Maj 2022- Qershor 2023 organizata zbatoi projektin “Përshtatja e bujqësisë, si sfidë përballë ndryshimeve klimatike”. Projekti ndërmori një fushatë takimesh me fermerve për ti informuar ata mbi paosjat e ndryshimeve të klimës në bujqësi, duke i këshilluar ata të kërkojnë asistenën e specialistëve për tu përballur me këto pasoja. U prodhuan reportazhe televizive për ti bërë prezent tek qeveria dhe publiku ndikimin që kanë kushtet e reja të klimës në bujqësi, veçanërisht në fushën e ujërave dhe bimët bujqësore. Projekti konkludoi me trajnimin e të gjithë specialistëve të agronomisë që shërbejnë në terren, në kuadër të bashkive dhe Ministrisë së Bujqësisë, si dhe me prodhiminm e një dokumenti rekomandimesh për qeverinë, duke vënë theksin tek nevoja e mbështetjes së kërkimit shkencor, si mundësia e vetme për ta futur bujqësinë në epokën e përshtatjes me kushtete reja të klimës. Dokumenti u prezantua në një seancë dëgjimore që organizata pati në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Projekti u mbështet nga CoPlan, me financimin e Qeverisë së Norvegjisë
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...