Në periudhën Shkurt 2020 – Mars 2021, organizata bëri një hulumtim mbi mediat kryesore në vend për të dokumentuar përmasat e fenomentit të “lajmeve të gatshme” që prodhohen nga vetë institucionet. Projekti solli fakte që dëshmojnë cënimin e rëndë të lirisë së medias nga institucionet publike dhe partitë politike: Ato nuk i njoftojnë mediat për aktivitetet që zhvillojnë, por i prodhojnë vetë lajmet përmes zyrave të tyre të shtypit dhe ua shpërndajnë mediave. Mediat raportojnë në mënyrë uniforme të njëjtat fakte, të njëjtat imazhe, pa burime alternative, pa kërkime dhe investigime gazetareske.. duke shkelur rendë parimet profesionale dhe etike.
Lajmet që prodhohen nga vetë institucionet nuk përmbushin kriteret profesionale të të qënit lajm, por ngjasojnë më shumë më spote reklamuese të zyrtareve apo vetë isntitucioneve, të prodhuara nga zyrat e PR. Nga nje monitorim 2 mujor i tri televizioneve kombëtare, rezultoi se 843 lajme ishin prodhuar mbi burimet e informacionit dhe filmimet e prodhuara nga zyrat e shtypit të institucioneve publike dhe partive politike.
http://fml.al/index.php/2021/03/16/lajmet-e-gatshme-si-kercenim-per-lirine-e-medias/
Projekti u mbështet nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA)
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...