Ndërtimi i rrugës që lidh fshatin Koçiaj me fshatin Kakunjë, pjesë e njësisë administrative Baldushk në Tiranë, ka qenë një nga premtimet elektorale të si të qeverisë qëndrore ashtu dhe të bashkisë. Ndërtimi i saj më në fund ka filluar.
Në kuadër të projektit “Monitorimi i bashkisë dhe nxitja e komunitetit në procesin e llogaridhënies së pushtetiti vendor”, organizata Forumi i Mendimit të Lirë, organizoi në mujin Tetor një takim me banorët e kësaj njësie, në të cilin banorët ngritën pikërisht problemin e mungesës së rrugës dhe shërbimeve të tjera.
Organizata nxiti banorët të kërkojnë mbajtjen e këtyre premtimeve si dhe reagimin e tyre përmes peticioneve. Për të kërkuar realizimin e premtimeve banorët u angazhuan në nënshkrimin e një peticioni, për shkak se mungesa e rrugës <em>ç</em>on në izolimin e qindra banorëve në këto fshatra.
Por tashmë, falë reagimit të banorëve, puna për ndërtimin e rrugës ka filluar.
….
<em>Publikimi i problematikës në unemonitoroj.com më 14.10.2016</em>
<strong>Baldushk, banorët kërkojnë urën, rrugë, tregje…</strong>
Më shumë se një vit pas zgjedhjeve vendore, banorët e njësisë administrative Baldushk në bashkinë e Tiranës, kërkojnë realizimin e projekteve që u janë premtuar në fushatë.
Takimi i radhës i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, për nxitjen e banorëve për tu bërë pjesë e procesit monitorues të bashkisë për realizimin e premtimeve elektorale, ishte pikërisht në këtë njësi.
Para banorëve u shqafën video-premtimet e kryetarit të bashkisë Z.Erjon Veliaj që lidhen me fshatin e tyre, ndërsa banorëte theksuan se ende nuk është përmbushur ndonjë prej tyre.
Gjatë diskutimeve ata theksuan nevojat më urgjente me të cilat përballet komuniteti i fshatrave që përbëjnë këtë njësi administrative.
-Mungesa e urës Koçiaj-Veski, një nevojë urgjente për banorët që rrezikojnë jetën për shkak të lumit.
-Mungesa e tregut për frutat dhe perimet
-Mungesa e tregut për gjënë e gjallë
-Degradimi i rrugëve të brendshme të ish komunës, të cilat janë dëmtuar
-Mungesa e rrugës në fshatin Kakunjë -Mungesa e stacionit të autobusit në Baldushk
-Mungesa e stacionit të qëndrimit për autobusët dhe pasagjerët në Tiranë
-Autobusi edhe në zonat ku shërben nuk ofron biletë
-Mungesa e shërbimit agronomik dhe veteriner në njësinë administrative.
Gjithashtu, në diskutimet e tyre, banorët ngritën problemin e kompetencave të administratorit, i cili sipas tyre nuk ka asnjë mundësi për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe për çdo gjë, edhe banorëve të zonave më të thella, u duhet ti drejtohen bashkisë qëndrore.
Pas konsultave që zhvilluan me organizatën Forumi i Mendimit të Lirë, në kuadër të kësaj fushate, banorët e shtatë fshatrave që preken nga mugesa e urës në Koçiaj-Veski vendosën ti drejtohen bashkisë me një peticion për ndërtimin e saj, pasi në dimër fëmijët detyrohen të braktisin shkollën ndërsa po për këtë arsye, banorët privohen edhe nga shërbimi shëndetësor.
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Nov 15, 2024 0
Nov 11, 2024 0
Jan 29, 2024 0
Jan 08, 2024 0
Oct 16, 2015 0
Mentor Kikia——- Mjafton ta lexosh me vëmendje letrën, që deputeti Spartak Braho, në cilësinë e kryetarit të komisonit parlamentar për sigurinë kombëtare, u ka dërguar krerëve më të lartë të...